Screenshot 2

Një 65 vjeçar nga Lezha u gjet i pajetë mbrëmjen e djeshme, 3 tetor, në breg të lumit Mat.

Policia e gjeti trupin pas disa orësh kërkime, pas alarmit nga vajza e tij për humbjen e kontaktit. Viktima kishte shenja dhune, përfshirë edhe një plagë me armë zjarri.

Disa detaje të reja, që e bëjnë akoma më të rëndë ngjarjen.

Në foto, viktima

Dyshohet se Gjergj Tusha është dhunuar fillimisht e më pas është qëlluar për vdekje me armë zjarri. Teksa ende nuk dihet kush është autori, mësohet se ai kishte tre urdhër-mbrojtjeje nga i biri në 3 vite të ndryshme, për dhunë fizike dhe psikologjike.

Në vitin 2023, djali i tij ishte arrestuar për dhunë ndaj 65 vjeçarit.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights