Një fosil i rrallë 100 milionë-vjeçar i një plesiosauri është gjetur nga një grup miqsh në periferi të Australisë.
Plesiosaurët ishin zvarranikë ujorë që kanë ekzistuar njëkohësisht me dinozaurët.

Ata kishin pendë notimi si breshkat e ujit dhe qafë të gjatë si gjirafat. Ky fosil i gjetur dikur jetonte në një det të pafund në të cilin sot ndodhet Queensland.
Fosili 6-metërsh ka komplet kokën dhe trupin. Është i pari i këtij lloji i zbuluar së bashku me këto dy elementë.
Shkencëtarët janë mahnitur nga zbulimi, të cilin e përshkruajnë si “guri Rosetta i paleontologjisë ujore”.
Ata shpresojnë që me të do mund të shpalosin evolucionin e plesiosaurëve qafëgjatë australianë.
https://www.facebook.com/blueledED/