if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
 640 0 1733739063xserjani 574

Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm kundër trafikut të drogës, ku u sekuestrua 1 kilogram e 50 gramë kokainë, me një vlerë tregu të përllogaritur rreth 270 mijë euro. Dy të rinj, Klajdi Serjani, 24 vjeç, dhe Euxhenjo Manushi, 20 vjeç, ranë në prangat e policisë gjatë këtij operacioni.

Autoritetet kanë ndjekur aktivitetet e tyre për më shumë se gjashtë muaj, duke përdorur përgjime për të mbledhur prova të mjaftueshme. Klajdi Serjani rezulton të jetë nipi i Pajtim Serjanit, një personazh i njohur për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërsa Euxhenjo Manushi është djali i muzikantit të njohur, Adi Sybardhi.

Dy të rinjtë u arrestuan pranë kthesës së Kamzës, afër terminalit të autobusëve. Gjatë kontrollit të automjetit luksoz ku udhëtonin, policia gjeti kokainën me mbishkrimin “Fam Fanz”. Po ashtu, janë sekuestruar një sasi parash dhe disa celularë, që do të shërbejnë si prova në hetimet e mëtejshme.

Zona kryesore ku kokaina mendohet se shpërndahej ishte ish-parku në Tiranë, një vend i lidhur me aktivitetet e Emiljano Shullazit. Ndërkohë, muzikanti Adi Sybardhi reagoi përmes një postimi në Facebook, duke publikuar një foto të të birit dhe shkruar: “Allahu të begatoftë, shpirti i babit”.

Policia po vijon hetimet për të identifikuar dhe ndaluar personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal, duke u fokusuar në gjurmimin e lidhjeve dhe rrugëve të shpërndarjes së drogës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights