Gjashtë persona kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u
mbyt në Kanalin Anglez.

Emigrantët kishin rënë në ujërat e La Manshit, ndërkohë që
mbërritën anijet e shpëtimit. Ka qenë ora 5 e mëngjesit, kur për shkak të motit
jo të favorshëm, gomonia rrezikonte të mbytej 5 milje larg brigjeve të Kales në
Francë. Gjashtë persona vdiqën, raporton BBC, ndërsa mbi 50 të tjerë u dërguan
më pas në portin anglez të Doverit.

Kanali anglez është një nga korsitë më të rrezikshme dhe më
të ngarkuara të anijeve në botë, me 600 cisterna dhe 200 tragete që kalojnë çdo
ditë.

Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka
të vogla këtë vit tregojnë shifrat e qeverisë.

Edhe pse moti në La Mansh nuk ka qenë i favorshëm kësaj vere
dhe në ditët në vazhdim pritet të rriten temperaturat, ardhjet ende vazhdojnë.
Sakaq, të enjten me ardhjen e 550 emigrantëve të rinj me 11 gomone, një shifër
kilometrike u arrit, pasi që nga viti 2018 kur edhe filloi fenomeni i kalimeve
të paligjshme me gomone në ngushticën mes Francës dhe Britanisë, shifra e të
ardhurve mbërriti në 100 mije, të cilët kanë kaluar La Manshin.

Këtë fundjavë janë shtuar thirrjet edhe nga vetë deputetët e
partisë në pushtet për dorëheqjen e Ministrisë së Brendshme Suela Braverman,
pas fiaskos dhe poshtërimit nga prekja nga bakteria Legionalla, të 39 emigranteve
që ditë më pare u vendosën në një platformë ujore si vendstrehimi i tyre i ri,
të cilët më pas u larguan prej andej nga autoritetet shëndetësore.

Po rritet presioni ndaj Ministrisë së Brendshme për heqjen
dorë nga strehimi i emigrantëve të rinj në platforma të tilla nëpër porte,
politikë e cila që në fillesat e saj është ndeshur me debate dhe vonesa
sikletosëse për autoritetet britanike të emigracionit.

 

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights