Kreu i demokratëve Sali Berisha në një konferencë me gazetarët mbylljen e TikTok nga qeveria e quajti censurë të lirisë dhe bëri thirrje për bojkotim të mësimit ditën e hënë.
“Protesta e nxënësve, studentëve dhe e të rinjve para kryeministrisë në datën 15 do të jetë protesta më e bukur më madhështore që ka parë Shqipëria deri më sot. Protesta kundër censurës, protesta me të cilën çdo fëmijë i çdo moshe që ka smartphone përballet, del, bëhet luftëtarë kundër diktaturës në mbrojtje të TikTok-ut dhe kundër censurës.
U them këtyre të rinjve se aty ku fillon censura fillon diktatura ndaj dhe pavarësisht nga mosha e njomë, ju me aktit tuaj me pjesëmarrjen në protestë bëheni luftëtarë kundër narkodiktaturës së Edi Ramës, i cili ka një trashëgimi të tmerrshme.
Kam dhe një thirrje tjetër, të fillojë bojkoti i mësimeve. Po ia vlen, të dashur fëmijë, të dashur të rinj dhe të reja ai që iu vë censurën ai shkelmon mbi të ardhmen tuaj. Dhe prandaj për të mbrojtur, nuk është problemi i TikTok-ut edhe i TikTok-ut është problemi se është programi më modern.
Problemi është që një njeri pa asnjë, pa asnjë ligj vendos që të “var” në sheshin “Skëndërbej” Tiktok-un sepse e kritikoni juve me TikTok atëherë ju keni të drejtë të filloni grevat dhe greva juaj është të bojkotoni mësimin që ditën e hënë, për shembull orën e parë. Do të ishte një gjë madhështore që të mungoni sa më shumë.
U bëj thirrje prindërve të mos i dërgojnë ditën e hënë fëmijët e tyre në shkollë fëmijët të paktën orën e parë si një akt i betejës së fëmijëve tuaj për lirinë e shprehjes dhe kundër censurës.
Atëherë ua lë në dorën tuaj ta çojnë të martën, por doja ta fillonit të hënën me një bojkot të orës së parë. Dhe u garantoj që nuk do guxojë shkollë apo mësues të marrë masa ndaj jush se do përballet me pasojat më të rrepta ligjore.
E drejta e grevës është e drejtë kushtetuese”, tha Berisha.