Opozita ka kërkuar 2 orë leje përe protestën e ditës së shtunë kundër mbylljes së platformës TikTok, konkretisht nga ora 19:00 deri në orën 21:00. Këtë protestë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi fill pas vendimit të qeverisë për mbylljen e plaftormës duke ftuar që të marrin pjesë në veçanti të rinjtë.
Sipas shkresës dorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, PD ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së kryeministrisë. Policia ka bërë gati edhe planin e masave për mbarëvajtjen e kësaj proteste, ku do të bllokohentë gjitha rrugët që lidhen me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe do të ketë devijime në disa prej tyre.
Në gatishmëri do të jenë edhe forcat RENEA, nëse do të duhet ndërhyrja e tyre. Ndërsa punonjës të Gardës së Republikës do të marrin në ruajtje institucionet e rëndësisë veçantë.