Sali berisha ne spak

Avokatët e të pandehurve për çështjen e ish-kompleksit “Partizani” janë paraqitur këtë të mërkurë në ambientet e SPAK për t’iu komunikuar mbyllja e hetimeve dhe për të marrë të gjitha aktet përfundimtare të kësaj dosje. Asnjë prej tyre nuk ishte i pranishëm sot në SPAK, Ndërsa biznesmeni Fatmir Bektashi ishte i pranishëm të hënën në SPAK për t’u njohur me mbylljen e hetimeve dhe për të marrë dosjen në dorë. Tashmë me daljen nda dyert e prok se posacme kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar përmbyllet ajo që njihet si afati për njoftimin zyrtar të përfundimeve të hetimeve nga SPAK për pesë personat që janë marrë të pandehur dhe u janë komunikuar akuzat. Nga dita e sotme nis afati 10 ditor ku përfaqësuesit ligjorë të të pandehurve kanë të drejtën të sjellin kundershtimin e tyre me prova dhe fakte që ata vetë disponojnë në lidhje me rrëzimin e akuzave të ngritura nga SPAK në dyert e SPAK. Pasi të bëhet “qepja” e dosjes do të kërkohet edhe zbritja e saj në dyert e Gjykatës së Posaçme pasi të firmoset nga dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai. Firmë do të ketë edhe kreu i SPAK, Altin Dumani. Kur dosja të zbresë në dyert e gjykatës do të hidhet shorti elektronik që do të përcaktojë gjyqtarin e seancës paraprake, i cili do të duhet të dëgjojë pretendimet e prokurorëve dhe pretendimet e avokatëve. Mbetet për t’u parë nëse do të jenë të pranishëm pesë të pandehurit. Në seancën e parë është detyrim ligjor pasi do duhet të vërtetojnë përballë gjykatës që kërkojnë të përfaqësohen nga mbrojtësi që kanë zgjedhur me prokura dhe po ashtu t’i kërkojnë gjykatës nëse procesi do të shkojë me gjykim të zakonshëm apo të shkurtuar. Më pas është trupa gjykuese që ka në dorë fatin e çështjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights