1761119559 eab08f05f1af41a8b8ace3f6098283de 1

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor pritet të zhvillojnë këtë të mërkurë, më 22 tetor, një samit të përbashkët me zyrtarët britanikë dhe evropianë për të diskutuar mbi çështjet e migracionit, sigurisë dhe rritjes ekonomike në një rajon të paqëndrueshëm, ku Rusia përpiqet të rrisë ndikimin e saj.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka publikuar disa fotografi ku shihet që sëbashku me kryeministrin shqiptar Edi rama dhe liderët e tjerë të rajonit janë pritur nga mbreti Charles III në Londër.

Mickoski thotë se ka biseduar me mbretin Charles për miqësinë mes Maqedonisë së Veriut dhe Mbretërisë së Bashkuar, “stabilitetin, zhvillimin dhe mbrojtjen e natyrës, fusha të cilave Mbreti i ka kushtuar vëmendje të madhe për vite me radhë.”

“Ky takim është një njohje dhe respekt, por edhe një nxitje për të vazhduar në rrugën e vlerave të përbashkëta, besimit dhe partneritetit. Në kuadër të Procesit të Berlinit të organizuar nga Kryeministri Keir Starmer, kam pasur disa takime që synojnë bashkëpunimin strategjik ekonomik dhe infrastrukturor me Mbretërinë e Bashkuar.”, vazhdon më tej ai.

Associated Press ka publikuar të tjera foto, në të cilat shihet edhe takimi i kryeministrit Edi Rama me mbretin Charles.

Delegacionet nga Shqipëria, Bosnja, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia po marrin pjesë në një samit që zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, një nismë e nisur në vitin 2014 për të mbajtur vendet e Evropës Juglindore në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Vendi i vetëm i Ballkanit Perëndimor që është anëtarësuar në BE është Kroacia, e cila u bë anëtare në vitin 2013. Progresi për vendet e tjera është ngadalësuar, me secilin shtet në faza të ndryshme të këtij procesi.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights