Në Këshillin
për Legjislacionin, ku po diskutohet për imunitetin e Olta Xhaçkës, Deputeti Saimir
Korreshi,
ka folur me tone ironizuese, pasi sipas tij është i çuditshëm fakti që për të
lexuar një vendim gjykate duhet një profesionist.
“Ore në jemi
apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të ndryshojmë. 10 juristë të
mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë”, është shprehur ai.
Më tej
Korreshi shtoi: “Ne propozojmë, miratojmë ligje për 3 mln e kusur shqiptar dhe
çuditërisht del e nevojshme për profesionist për të lexuar një vendim gjykatë.
Pjesa më e madhe avokatë të mirë. Kam një kërkesë, propozoj një ekspert tjetër,
neuro-psikiatër. Ore ne jemi apo bëjmë si budallenj? Nëse jemi për budallenj të
ndryshojmë. 10 juristë të mos dinë të lexojnë një vendim gjykatë. Me duket e
çuditshme, ore të ndryshojmë profesionin. Të na japë një raport mjeko ligjor që
jemi të aftë për të ushtruar profesionin”, ka thënë Korreshi.