560902208 18533475193040072 731139696878604768 n 696x464

6 128 mjete, me moshë mesatare 22-vjeçare, janë çregjistruar në mënyrë të përhershme, në kuadër të procesit të pastrimit të regjistrit kombëtar nga mjetet jashtë qarkullimit, të papërdorshme dhe ndotëse për mjedisin.

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri të ditur se ky proces përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes së sigurisë rrugore dhe përmirësimit të cilësisë së mjedisit.

Ndërkohë, qeveria ka nisur punën edhe për lirimin e hapësirave publike, të zëna prej vitesh nga mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara, të cilat janë shndërruar në vatra ndotjeje dhe problem mjedisor në disa zona të vendit.

Kjo nismë synon rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit dhe rritjen e standardeve të jetesës urbane.

561954606 18160909354379257 6848748683390819595 n 1

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights