2libra1 696x389

Procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor.

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetet sociale tha se “vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës”.

Ministrja Kumbaro u shpreh se “ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun”.

“Prej 7 vitesh, qeveria shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare”, tha Kumbaro.

Ministria e Arsimit vazhdon të jetë e përkushtuar në mbështetjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare në diasporë, duke siguruar që fëmijët të kenë mundësinë të mësojnë dhe të zhvillojnë gjuhën dhe kulturën e tyre amtare.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights