Mbi 237 mijë fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes që prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.
Ai njoftoi se familjet e reja janë mbështetur me 40 mijë lekë për fëmijën e parë, 80 mijë lekë për të dytin dhe me 120 mijë lekë për fëmijën e tretë.
“Dhe me njoftimin e këndshëm se më shumë se 237 MIJË fëmijë kanë përfituar bonusin e bebes prej fillimit të programit të qeverisë në janar 2019, duke mbështetur familjet e reja me 40,000 lekë për fëmijën e parë, 80,000 për fëmijën e dytë dhe 120,000 lekë për fëmijën e tretë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Bonusi i bebes, është një politikë e re sociale që po zbatohet nga qeveria prej 1 Janarit 2019 dhe mbështet familjet e reja pavarësisht statusit social-ekonomik.