Veliaj

Teksa prej 1 viti ndodhet në paraburgim, më 9 mars mbahet seanca e parë gjyqësore në GJKKO për kryebashkiakun Erion Veliaj. Seanca e parë në themel për Veliajn do të mbahet në orën 09:30, ndërsa kryesuese e trupit gjykues do të jetë gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, ndërsa dy relatorët do të jenë Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.

Kujtojmë se më 9 shkurt, Gjykata e Posaçme vendosi kalimin për gjykim të dosjes në ngarkim të Veliajt, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 personave dhe shoqërive të lidhura me të.

Erion Veliaj u arrestua më 10 shkurt 2025, pasi akuzohet se, së bashku me bashkëshorten, kanë ndërtuar një skemë komplekse korrupsioni dhe pastrimi parash për të përfituar në mënyrë të paligjshme nga fondet e Bashkisë së Tiranës dhe ryshfete nga biznesmenë kontraktorë. Sipas SPAK, dyshimet janë se paratë e përfituara, rreth 1 milion euro, janë përdorur kryesisht për blerje luksoze në internet nga Ajola Xoxa.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights