Nxirret shëndoshë e mirë 43-vjeçarit në Gramsh, i cili mbeti i bllokuar në një zonë malore në kanionet e Holtës ku kishte shkuar si turist.

Operacioni u ndërpre mbrëmë për shkak të errësirës, teksa 43-vjeçari Andrea Dervishi i cili kishte mbetur i bllokuar në zonën e thepisur u zbrit në një vend më të sigurt për të kaluar natën, por nuk mundi të nxirrej.

Sot ka vijuar operacioni për nxjerrjen e tij me pjesëmarrjen dhe të forcave RENEA dhe rreth mesditës është arritur të nxirret shëndoshë e mirë.

Dervishi u shoqërua nga një efektiv i RENEA-s dhe një banor i zonës deri sa u arrit të shpëtohej.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights