if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Arme lushnje 1024x488

Një 50 vjeçar, në Lushnjë, është arrestuar pas një kontrolli të befasishëm në banesën e tij.

Në pranga ka rënë shtetasi V.Ç.

Sipas policisë, në banesën e tij u gjetën dhe u sekuestruar armë zjarri të shumta, për të cilat nuk posedonte leje.

Në njoftimin e uniformave blu, sqarohet se në banesën e tij u gjetën 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetra fishekë luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

“Lushnjë/Finalizohet operacioni policor “Strike” për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Sekuestrohen 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra dhe dhjetra fishekë luftarak.

Vihet në pranga 50-vjeçari që mbante armët dhe municionin luftarak në banesën e tij, në Karbunarë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas mbante armë zjarri pa leje në banesën e tij, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ushtrua kontroll i befasishëm në banesën e shtetasit V. Ç. ku gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu çifte, 3 krëhëra me fishekë dhe municion luftarak.

Në përfundim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. Ç., 50 vjeç, banues në Karbunarë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme“, njofton policia.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights