Policia në Gjirokastër ka proceduar penalisht dy gra të cilat mbanin e tregtonin medikamente mjekësore të dyshuara të kontrabanduara.

Bëhet e ditur se me finalizimin e operacionit të koduar policor “Medicines” nisi procedimi penal për I. S., 37 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit në automjetin e 37-vjeçares u sekuestrua një sasi e konsiderueshme medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ajo i shiste në farmacinë e saj.

Po ashtu, procedimi penal nisi edhe për N. A., 44 vjeçe, banuese në Gjirokastër, për veprën penale “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin në pronësi të 44-vjeçares u gjetën një sasi medikamentesh mjekësore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat ajo i shiste në dyqan.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights