Erion veliaj ne gjykaten kushtetuese 1024x576

Gjykata Kushtetuese po zhvillon sot seancën gjyqësore për shqyrtimin e ankimimit të Erion Veliajt, i cili kërkon rrëzimin e vendimit të këshillit bashkiak dhe më pas qeverisë për shkarkimin e tij.

Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka lënë ambientet e paraburgimit në Durrës dhe ka mbërritur në Gjykatën Kushtetuese rreth orës 09:35 minuta. Seanca nisi në orën 10:00′.

Më 25 shtator, Këshilli i Ministrave e shkarkoi Veliajn me 50 vota pro pas propozimit të këshillit bashkiak duke u mbështetur në ligjin për qeverisjen vendore, me argumentin se nuk është paraqitur prej 3 muajsh në detyrë.

Më 1 tetor, Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e pjesshme edhe për Tiranën, i cili me vendim të ndërmjetëm nga Gjykata Kushtetuese u pezullua deri në shprehjen përfundimtare për shkarkimin e Veliajt.

Veliaj ndodhet në paraburgim që prej 10 shkurtit, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”. Veliaj akuzohet në 9 raste për korrupsion pasiv. Gjithashtu akuzohet për pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre si dhe futjen e sendeve të paligjshme në burg.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights