Marta kos 1024x576

Në prag të samitit të Komunitetit Politik Europian, Komisionerja për Zgjerimin Marta Kos ka vlerësuar objektivin e Kryeministrit Rama për përfundimin e negociatave brenda vitit 2027.

Sipas Kos, pas kësaj, do të nevojitet një periudhë një deri në dy vite për procesin e ratifikimit nga shtetet anëtare për anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në familjen europiane.

“Shqipëria është me të vërtetë në rrugën e duhur. Kryeministri i tyre, i cili do të jetë edhe Kryeministri i ri, synon mbylljen e negociatave deri në vitin 2027. Pas kësaj do të duhet një periudhë një deri në dy vite për procesin e ratifikimit. Ne jemi përgjegjës për pjesën teknike të negociatave, ndërsa vendimmarrja politike mbetet tek shtetet anëtare. Ajo që më pëlqen tek Shqipëria është se ata janë të sigurt në marrëdhëniet e tyre me BE-në”, tha Marta Kos, Komisionerja BE për Zgjerimin.

Kos ju referua edhe zgjedhjeve parlamentare.

“Në zgjedhjet parlamentare që sapo kanë përfunduar, nuk ka pasur asnjë parti politike që është shprehur kundër integrimit evropian. Kur e pyeta Kryeministrin Rama se sa njerëz janë pro integrimit europian, ai më është përgjigjur 98 për qind. I thashë: Të lutem, Edi Rama, me këto shifra, sepse unë e di që nga koha kur vendi im ishte edhe në komunizëm se kjo shifër 98 për qind është vështirë për t’u besuar. Komisionere mu përgjigj, kjo është shifër reale”, është shprehur Marta Kos, Komisionere e BE për zgjerimin.

Komisionerja veçon dy fusha me rëndësi për negociatat.

“Ata po ecin mirë, por ka disa fusha ku duhet që të jemi të kujdesshëm. Një prej tyre është lufta kundër korrupsionit dhe media e lirë. Jemi pikërisht në këta kapituj të negociatave që duhet të përshtaten me legjislacionin europian. Të njëjtat ligje duhet që të zbatohen edhe për kompanitë e huaja që investojnë, të cilat duhet të kenë një mjedis të sigurt për të vazhduar punën”, tha Marta Kos, Komisionere e BE për Zgjerimin.

Komisionerja Kos ka deklaruar se zgjedhjet parlamentare në përgjithësi ishin konkurruese dhe të zhvilluara në mënyrë profesionale, edhe pse votimi u zhvillua në një mjedis shumë të polarizuar politik.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights