Shenjat e para të jetës mund të jenë shfaqur në planetin Mars.
Në këtë përfundim del një studim i kryer nga Universiteti i Kopenhagës ku studiuesit besojnë se rreth 4.5 miliardë vite më parë kishte ujë të mjaftueshëm në Planetin e Kuq aq sa të formonte një oqean të tërë. Ky studim tregon se oqeanet që mbuluan Marsin ishin të paktën 300 metra të thellë .
“Studimi ynë tregon se dy nga përbërësit e rëndësishëm që mund të çojnë në zhvillimin e jetës ishin të pranishëm në Mars. Dhe këto janë uji dhe kimia organike komplekse. Pra, pa këta dy përbërës, nuk do të ishte e mundur të zhvillohej jjeta në një planet”, ka thënë profesoriMartin Bizzarro.
Ai beson se kjo është një provë e fortë se kushtet që lejojnë shfaqjen e jetës ishin të pranishme në Mars shumë përpara Tokës.
Shkencëtarët studiuan fragmentet e meteoritëve të kores së Marsit të gjetura në Tokë,produkt i një asteroidi ose komete që përplaset në Mars aq fort sa shkëmbinjtë dhe mbeturinat e tjera u nisën në hapësirë miliarda vjet më parë, duke u ulur përfundimisht në Tokë.
Marsi është shumë më i vogël se Toka dhe nuk ka të njëjtat pllaka tektonike që janë në lëvizje të përhershme në brendësi të Tokës. Kjo ka bërë që të fshihen të gjitha dëshmitë e asaj që ndodhi në 500 milionë vitet e para të historisë së planetit tonë.