640 0 04203d9072076557d023dc3b1224b342

Grupi militant palestinez Hamas liroi këtë të shtunë dy pengje të tjetë të kapiur në sulmin e 7 tetorit 023 në Izrael. Ofer Kalderon dhe Yarden Bibas u lanë të lirë në kuadër të marrëveshjes së armëpushimit. Ushtria izraelite tha se ata kaluan në territorin e Izraelit të shoqëruar nga forcat e armatosura.

Yarden Bibas është babai i foshnjës Kfir, vetëm nëntë muajsh kur u rrëmbye, dhe Ariel, i cili ishte katër vjeç në kohën e sulmit ndërkufitar. Nuk ka ende asnjë fjalë për fatin e Kfirit dhe Arielit, apo për nënën e tyre Shiri, e cila u mor peng në të njëjtën kohë. Hamasi tha në fund të vitit 2023 se ata ishin vrarë nga bombardimet izraelite, në muajt e parë të luftës në Gaza.

Video e marrjes me forcë të tyre filloi të qarkullonte menjëherë pas sulmit të beftë të hamasit në izrael. Ajo tregonte nënën e tmerruar që shtrëngonte fëmijët e saj të vegjël në një batanije, ndërsa ishin të rrethuar nga sulmues militantë. Babai, Yarden, 34 vjeç në momentin e sulmit, u rrëmbye gjithashtu dhe qarkulloi një video që e tregonte atë të përgjakur. Të enjten, Hamasi liroi tre pengje izraelitë dhe pesë tajlandezë në Gaza, ndërsa Izraeli në këmbim la të lirë 110 të burgosur palestinezë.

Sipas marrëveshjes së armëpushimit që ndaloi më shumë se 15 muaj luftime, 33 pengje të mbajtura nga militantët palestinezë në Gaza do të lirohen në gjashtë javët e para të armëpushimit në këmbim të qindra të burgosurve palestinezë, shumë prej të cilëve me dënime të përjetshme në Izrael.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights