Drejtimi i luftës në Ukrainë ka pasoja të drejtpërdrejta në pjesë të tjera të botës, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte .
“Lufta ka marrë një kthesë të re të rrezikshme, me trupat e Koresë së Veriut që tani po dislokohen në Rusi,” tha Rutte në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin polak Donald Tusk në Varshavë.