Policia Rrugore e Tiranës ndaloi dhe vendosi masa administrative ndaj drejtuesve të automjeteve, të cilët kryen manovra të rrezikshme në “Bulevardin e Ri”.

Sipas policisë, falë punës intensive nga vëzhgimet në rrjetin social “TikTok” është bërë identifikimi dhe ndalimi drejtuesve të automjeteve, së bashku me mjetet përkatëse.

Për kundërvajtjet e kryera ndaj tyre u vendos masa administrative me vlerë 40 mijë lekë të rinj, referuar ligjit numër 8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë i ndryshuar; neni 139 paragrafi 3.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights