649530743 17919898068292816 7978767660243967973 n 696x472

Zëvendësministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Olta Manjani priti sot në një takim ekipin e Banka Botërore, të udhëhequr nga Emilia Strok, menaxhere për Politikat Fiskale dhe Rritjen.

Gjatë takimit u diskutua mbi perspektivën e ekonomisë shqiptare, si dhe mbi prioritetet e përbashkëta për zhvillimin ekonomik të vendit.

Sipas zv.ministres Manjani, diskutimet u përqendruan në reformat kryesore ekonomike dhe në hapat që duhet të ndërmerren për të forcuar më tej rritjen ekonomike të Shqipërisë, si edhe për të përshpejtuar progresin drejt integrimit në Bashkimi Evropian.

Palët shkëmbyen gjithashtu mendime lidhur me renditjen e reformave prioritare, afatet e zbatimit të tyre, si dhe mbështetjen teknike të nevojshme për realizimin e kësaj agjende zhvillimi.

Zv.ministrja Manjani vlerësoi partneritetin e vazhdueshëm me Bankën Botërore, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit në mbështetje të reformave ekonomike dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Shqipërisë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights