461400533 1034378188698579 711612506863391814 n 674x450

Sot hapëm një kapitull të ri për drejtësinë në Shqipëri, u shpreh ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ndërsa mbajti një fjalim në një ceremoni për Projektin e Binjakëzimit të Shkollës së Magjistraturës, në partneritet me Francën, Italinë dhe Holandën.

Manja tha se po sjellim standardet më të larta ndërkombëtare për trajnimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të rinj.

Drejtësia që duam kërkon përgatitje të shkëlqyer dhe transparencë – dhe ky projekt, i mbështetur nga Zyra e Delegacionit të BE-së është një hap i madh përpara.

“Ndërkombëtarizimi i Shkollës së Magjistraturës është një objektiv strategjik i drejtësisë shqiptare. Bashkëpunimi me institucione të respektuara ndërkombëtare, si Shkolla Franceze dhe Italiane e Magjistraturës, dhe Qendra e Studimeve Gjyqësore të Holandës, kontribuon jo vetëm në përmirësimin e mëtejshëm të programeve tona akademike, por edhe në përgatitjen e brezave të rinj të magjistratëve me një perspektivë të gjerë, ku vlerat e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës janë në thelb të punës së tyre.Partneriteti që fillon sot është një hap konkret drejt zhvillimit të një programi trajnimi të bazuar në praktikë, ku magjistratët e rinj do të kenë mundësinë të përfshihen në një mjedis ndërkombëtar të shkëmbimit të eksperiencave dhe të metodave të reja. Ky model trajnimi fillestar, i cili kombinon teorinë me praktikën, siguron që gjyqtarët dhe prokurorët tanë të jenë të përgatitur për të përballuar sfidat e kompleksitetit të çështjeve të reja që paraqet epoka moderne, duke përfshirë teknologjinë e informacionit dhe procesin e integrimit Evropian”, tha Manja.

Sipas tij, një tjetër element i rëndësishëm është edhe zhvillimi i trajnimit vazhdues për gjyqtarët dhe prokurorët në detyrë. Ai tha se përmirësimi i vazhdueshëm i aftësive dhe njohurive të tyre është thelbësor për një sistem të drejtësisë që i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe respekton standardet më të larta ndërkombëtare.

Përmes programeve të reja të trajnimit, tha Manja, magjistratët tanë do të kenë akses në ekspertizë ndërkombëtare dhe mundësi për të forcuar më tej integritetin dhe pavarësinë e tyre profesionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights