Manja ulsi 1024x577

Këtë të shtunë, më 20 shtator, Ulsi Manja i dorëzoi zyrtarisht detyrën ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar para stafit të kësaj ministrie, Manja falenderoi të gjithë bashkëpunëtorët, ndërsa dha mbështetje publike për ministrin e ri, të cilit i tha se do e ketë në dispozicion në çdo kohë, nëse do ketë nevojë për ndihmë apo këshilla.

“Ju jam thellësisht mirënjohës për ndihmën, përkushtimin dhe bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur përgjatë gjithë këtyre viteve dhe gjej rastin, që e kemi kryeministrin sot mes nesh, të them që unë kam qenë me fat që kam punuar me ju, dhe ta dijë dhe kryeministri që ky është stafi me përkushtimin më të madh në administratën publike.


Ju bëj ftesë që me po të njëjtin përkushtim t’i qëndroni në krah edhe ministrit të ri, mikut tim Besfort Lamallari, për të çuar në një stad tjetër punët që ne kemi nisur, për të çuar përpara negociatat me BE. Jam i bindur që Besforti, së bashku me ju, do ia dalë, sepse gjithçka lidhet me shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit. I dashur Besfort, dua të të uroj suksese në detyrën e re. Është një përgjegjësi e madhe, por jam i bindur që do ia dalësh me sukses. Nëse do kesh nevojë për një këshillë timen, më ke në dispozicion dhe mos më kurse.

Është një kalim, siç e tha kryeministri, por kauza jonë është e përbashkët dhe nuk ndryshon: Shqipëria në 2030-ën në Europë. Për këtë kauzë jam bashkuar me Edi Ramën kur lashë detyrën e prokurorit dhe do të vazhdoj në krah të Edi Ramës deri kur të ulemi si vend anëtar me të drejta të plota në BE. Me të njëjtin përkushtim do të vazhdoj të jap kontributin tim atje ku më ka besuar kryeministri dhe Partia Socialiste: në krye të Komisionit të Ligjeve.


Largohem fizikisht, por punët tona dhe kauza jonë janë të përbashkëta.”
, tha ish-ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Pas largimit si ministër, Manja do të drejtojë në Kuvend Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights