Është
mbledhur të premen Këshilli i Legjislacionit ku do të diskutohet çështja e imunitetit
të Olta Xhaçkës, e cila akuzohet nga opozita se ka përfituar si partner
strategjik nga qeveria.
PD-së, Gazmend Bardhi, akuzoi Këshillin se po zvarrit procesin dhe leximin e
qartë të vendimit të dhënë nga Gjykata Kushtetuese.
“Siç ne e
kemi paralajmëruar mbledhjen e shkuar, kjo është strategji e juaja për të
zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka zgjidhur një konflikt
kompetencash me shumicën dhe pakicën. Jemi të nderuar me prezencën e ekspertit.
Por ne prezantuam procesverbalin e shkuar. Ne do të shqyrtonim kërkesën për zonjën
Xhaçka. Ju shtytë mbledhjen se donit një ekspert për këtë çështje. Ju thatë se
do gjejmë ekspertin për të bërë shpjegimin. Dulni dhe flisni për të dhënë
leksione në drejtësi, dhe në një sprovë konkrete të kësaj qeverie, vijnë këtu
dhe zvarrisin një çështje të thjeshtë.
Tani duan të
marrin dhe dy muaj kohë se ishin të zënë. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës
Kushtetuese është me rëndësi. Sot kanë thirrur dhe thonë kemi gjetur ekspertin.
Kjo është tallje e madhe me kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, zvarritje e
vendimeve. Nëse keni vendosur të sfidoni Kushtetuesen, këtë rrugë duhet ta
vazhdoni vetëm. Nëse ju talleni me zbatimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk flitet
më për efiçensë.
Ju mund të
merrni në mbrojtje zonjën Xhaçka. Mos e vazhdoni më këtë teatër, pse e
zvarrisni këtë proces. Sot bëtë një tjetër tallje me reformën në drejtësi,
vazhdoni në mbrojtje Olta Xhaçka, liruar nga burgu Saimir Tahirn. Do të dilni
si e vetmja maxhorancë që merr një mbrojtje një ministre dhe deputet për të
marrë statusin e investitorit strategjik. Qytetarët nuk kanë bukë të hanë.
ministrja ka 5 mln euro për të bërë hotel në bregdet.
Zonja ministre ka vendosur të shkelë ligjin
dhe do të duhet të shkojë dhe të përballet në Gjykatë Kushtetuese. Çojeni të
GJK dhe të vendosë Gjykata Kushtuese”, tha Bardhi.