Mandati i Arben Krajas në krye të SPAK, është drejt përfundimit.
Mësohet se sot është hapur gara për të zëvëndësimin e kreut të Prokurorisë së Posaçme.
Po ashtu sot mbahet mbledhja e parë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Mandati i Arben Krajës, përfundon në datën 18 dhjetor dhe si detyrim këshilli duhet të hapë 3 muaj para garën.
Drejtuesi i SPAK nuk ka të drejtë rizgjedhjeje, gëzon vetëm 1 mandat, kështu Kraja do të mbetet prokuror i SPAK.
Kujtojmë se më 19 dhjetor merr detyrën drejtuesi i ri.
https://www.facebook.com/blueledED/