Manchester City ka formacionin më të shtrenjtë në botë aktualisht, që shkon mbi 600 milionë euro.

Bëhet fjalë për 11-en startuese të ndeshjeve.

Një studim i Observatorit të futbollit identifikoi formacionet më të shtrenjta startuese nga pikëpamja e kostove midis kartonëve të lojtarëve dhe komisioneve.

Ishte e pritshme, dominojnë skuadrat e Premier League, ndërsa në top-10 figuron vetëm një përfaqësuese e Serie A; Juventus me 300 milionë euro, që renditet në vendin e nëntë.

Surprizë duket pozicionimi i Real Madridit në vendin e shtatë, apo i Barcelonës një vend më poshtë, edhe pse dominojnë në futbollin evropian prej dekadash.

Në gjashtë vendet e para janë formacione angleze, përjashto PSG, që renditet në vendin e dytë pas Sitit me rreth 500 milionë euro.

E pritshme kjo, teksa kampionët francezë kanë shumë yje të botës në përbërje.

Vetëm vend i 10-të për Bayern, që edhe pse në ecuri është fantastik, formacioni titullar kushton më pak se 300 milionë euro.

Më pas janë 5 skuadra italiane: Napoli, Roma, Inter, Milan dhe Atalanta.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights