if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Screenshot 2025 04 12 113528

“Mirëse erdhët në Tironë”.

Kështu e ka nisur fjalën e saj nga sheshi Skënderbej ministrja Ogerta Manastirliu.

Në fjalën e saj nga sheshi Skënderbej ku po mbahet aktiviteti për çeljen e fushatës së PS në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit, Manastirliu u shpreh se Tirana është simbol i transformimit falë punë së kryeministrit Edi Rama dhe motori i zhvillimit të një Shqipërie që nuk ndalet.

“Mirë se erdhët në Tiranë, nga sheshi i besimit i fitoreve të mëdha për tu bërë bashkë me shqiptarët që kanë zgjedhur të ecin para me vizion europian. 30 ditët nuk janë vetëm fushatë, por vendimtare për të vulosur zgjedhjen që Shqipëria të bëhet pjesë e BE dhe puna të mos ndalet. Tirana simbol i transformimit falë punë së Ramës.
Tirana motori i zhvillimit të një Shqipërie që nuk ndalet. 30 ditë për një zgjedhje për numrin 5 për PS dhe Edi Ramën”, tha ajo.

 Spiropali: PS dhe Edi Rama, maratonomakë politikë

Elisa Spiropali: Betejat elektorale nuk fitohen në sprintin e fundit, dhe sot ka filluar sprinti i fundit, por fitohen në maratonë dhe në këto 3 mandate Edi Rama dhe kjo skuadër kanë treguar që janë maratonomakë politikë për Shqipërinë dhe me Shqipërinë. Betejat fitohen kur punon për njerëzit, kur ke vizion, alternativë, kur ke një lider që di ç’bën që punon për shtëpinë tonë të përbashkët që është Shqipëria. Me Shqipërinë në Europë, apo në gropën ku kemi qenë të atyre që nuk dolën dot as vetë.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights