Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zbuluar përmes një postimi në rrjetet sociale se në kishtën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam janë zbuluar piktura murale të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere.
Zbulohen piktura murale të mbuluara nga llaçi dhe lyerjet me gëlqere në kishën e Manastirit të Shën Kollit në Mesopotam.
Në kuadër të projektit “Studimi për konservimin e pikturës murale, elementeve dekorative me mermer të arkitekturës dhe dyshemenë e kishës bizantine të Shën Nikollës në Mesopotam”, në zbatim të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MEKI dhe Qendrës Europiane për Monumentet Bizantine dhe Post Bizantine, u kryen ndërhyrje konservuese/restauruese në pikturën murale të kësaj kishe.
Ndërhyrjet i përkasin fazës së I-rë të punimeve të parashikuara në këtë projekt, i cili është planifikuar të vazhdojë në vitin 2025- shkruan Gonxhe.