Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion (GJKKO), ka ndryshuar sot, 7 korrik, masën e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit. Ky i fundit është liruar nga masa e “arrestit në shtëpi”. Në një deklaratë për mediat, ai tha se ky vendim u mor 20 muaj pas privimit të lirisë.
I pyetur se çfarë do të bëjë tani, pas një kohë relativisht të gjatë brenda katër mureve, u përgjigj kështu:
Malltezi ritheksoi se ende mungon fakti penal nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
“Është për të qeshur, por në mungesë të faktit penal, përsëri vazhdojnë në mbajtjen e urdhrave që nuk burojnë nga bindja e tyre. Ata shkuan në palaçollëk politik deri në limite.”
“Do jem në të gjitha seancat dhe do përballemi. Ka kaq shumë gjëra qesharake sa nuk ua merr mendja”, përfundoi ai.
Kujtojmë se Malltezi u vu në pranga në aeroportin e Rinasit më 21 tetor 2023, me kërkesë të SPAK. Masa e “arrestit në shtëpi” iu caktua në nëntor të 2023-it, pasi u mor i pandehur për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”, lidhur me aferën e ish-klubit sportiv “Partizani”.
Seanca e radhës për këtë dosje, do të mbahet më 21 korrik 2025. E para dështoi, pasi kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk ishte njoftuar zyrtarisht për të shkuar në gjyq.