Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, 24 tetor, në fshatin Bubq të Fushë Krujës. Sipas informacioneve zyrtare nga policia, rreth orës 06:15, shtetasi A. B., 32 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke bërë që mjeti të dalë nga rruga dhe të përplaset me një shtyllë elektrike.
Si pasojë e përplasjes së fortë, 32-vjeçari ka ndërruar jetë në vend.
Në vendngjarje mbërritën shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe për përcaktimin e shkaqeve që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.
