Një këmbësor ka humbur jetën në qytetin e Fierit, pasi është përplasur nga një makinë.
Viktima është 82-vjeçari V.F., i cili u përplas nga automjeti në vendin e quajtur “Zogu i Zi”.
Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, 23-vjeçari E.D., është shoqëruar në polici për veprime procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.