Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin e vjetër Fier-Vlorë.

Një makinë ka përplasur dy çikliste franceze, të cilat ishin duke lëvizur në afërsi të fshatit Bestrovë të Vlorë.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën njëra nga turistet, ndërsa tjetri ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Burimet bëjnë me dije se turistët francezë kanë qenë burrë dhe grua, dhe kanë qenë duke eksploruar vendin tonë.

Njoftimi i policisë:

 

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor Bestrov-Vlorë, automjeti me drejtues shtetasin K. D., 24 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë, ka aksidentuar 2 shtetas francezë (bashkëshortë), që udhëtonin me 2 biçikleta.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasja franceze, ndërsa bashkëshorti i saj shtetasi M. F., 47 vjeç, ndodhet në spitalin e Vlorës, nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. D., u shoqërua në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights