Pak minuta në dispozicion, një top, një gol. Armando Broja realizoi një kryevepër kundër Wolves, i pari me fanellën e Chelsea.

Tifozët shpërthyen në rrjetet sociale, duke shfaqur edhe një herë simpatinë e tyre ndaj djalit të shtëpisë, thuajse të gjithë në një zë, në reagimet e tyre në rrjetet sociale i kërkonin trajnerit Potter t’i jap më shumë besim sulmuesit kuqezi, më shumë minuta.

Trajneri Potter pas ndeshjes foli me fjalë të ëmbla për Brojën, i lumtur për golin e tij pasi Broja jep shumë në stërvitje dhe e ka pritur prej kohësh këtë moment, po shfrytëzon çdo rast që i jepet.

Sigurisht edhe Broja nuk e fshehu gëzimin për golin e tij të parë, për më tepër në “Stemford Bridge”. Sulmuesi kuqezi u shpreh i bindur se ky është vetëm fillimi ndërsa tani vëmendja është e gjitha te Milan. Goli i Brojës bëri xhiron edhe në mediat italiane, kjo për vetë faktin se Chelsea sfidon këtë të martë Milanin në “San Siro”.

Broja

Gjatë merkatos së verës, Broja ishte nën shënjestrën e “djallit”, ndërsa sipas mediave italiane Maldini dhe stafi i tij do të tentojnë sërish gjatë merkatos së verës për të joshur sulmuesin shqiptar.

Paraqitja e fundit në Premier League ka futur në mendime edhe trajnerin Potter, me këtë të fundit që mund t’i dhurojë një Brojës një fanellë titullari përballë Milan, të paktën kështu shpresojnë tifozët e Chelsea.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights