Presidenti i
Ukrainës Volodymyr Zelensky ka thënë se Rusia po planifikon “provokime të
rrezikshme” në centralin bërthamor në Zaporizhja.
pas një telefonate me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, tha se trupat
ruse që kanë pushtuar uzinën në territorin e kontrolluar nga Rusia në Ukrainën
jugore, po përgatisin provokime.
presidentit ukrainas, ai dhe Macron ranë dakord të mbajnë situatën nën kontroll
së bashku me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).
tij erdhi pasi Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës tha se
Rusia mund të përgatitet për një provokim “në të ardhmen e afërt” në territorin
e centralit, i cili është hequr nga linja, por ende kërkon energji elektrike
dhe ujë për t’i ftohur gjashtë reaktorët e saj.
informacionit operacional, objekte të huaja të ngjashme me mjetet shpërthyese u
vendosën në çatinë e jashtme të njësive të tretë dhe të katërt të energjisë të
centralit bërthamor Zaporizhja”, tha Shtabi i Përgjithshëm.
tha se forcat e armatosura të Ukrainës “nuk shkelin normat e së drejtës
ndërkombëtare humanitare, monitorojnë dhe kontrollojnë situatën dhe janë të
gatshme të veprojnë në çdo kusht”.
Në anën
tjetër, Moska më 4 korrik akuzoi Kievin në lidhje me përgatitjet e supozuara
për një incident në këtë uzinë.
Një këshilltar
i agjencisë bërthamore të Rusisë, Rosatom , tha në televizionin shtetëror rus
se Moska ka marrë informacione se natën e 5 korrikut “ushtria ukrainase do të
përpiqet të sulmojë centralin bërthamor të Zaporizhjas”.
se Ukraina planifikoi të përdorte “armë me precizion të lartë, me rreze të
gjatë” si dhe drone.
Frika për
rreziqet e sigurisë për centralin bërthamor ka qenë konstante që nga fillimi i
pushtimit rus.
vënë në rrezik sigurinë e uzinës.