Deputeti Luçiano Boçi pas mbledhjes së Komisionit të Etikës tha në një deklaratë për mediat se e gjtiha është llogari e Ramës i cili sipas tij kërkon të fshihet nga e vërteta.
“Kërkon që ky zë të mos transmetohet nën pretendimin që këto mbledhje janë të mbyllura.
Neni 35 e k atë përcaktuar qartë se mbledhjet e komisioneve bëhen të hapura.
Kemi kërkuar që të respektohet etika dhe rregullorja nga sekretariat i etikës, se është e shkruar e zeza me të bardhë.
Kërkesa shqyrtohet brenda 48 orëve. E ka neni 65 fraksion 2
Kjo pikë nuk është respektuar.
Sipas kësaj rregulloreje çdo gjë është procedure dhe përjashtimi i deputetëve s’duhej menduar.
Po të ishte bërë brenda 48 orëve, do ishte java e gjelbër. Kjo është matematikë e Edi Ramës.
Nuk jam dakord me bllokimin e foltores, kemi ushtruar të drejtën për marrjen e fjalës për procedurë dhe kjo e drejtë na është refuzuar në vazhdim.
Se dimë ku është kryeministri, se dimë nëse do vijë në parlament, ka frikë të përballet me të vërtetën”, tha Boçi.

