Lokalizohet për të parën here materia munguese e Universit.
E hipotekuar prej shume kohësh, por mjaft e vështirë për t’u faktuar, fshihet ne gazrat mes galaktikave, sikurse vërtetohet nga matja e parë, realizuar duke përdorur rrezet radio FRB.
Prej dekadash mungonte ne apel te paktën gjysma e materies së dukshme, që përbehet kryesisht nga protonet.
Ekziston në formën e gazit te nxehtë me dendësi te ulët, dhe nuk arrin te kapet me teleskop, duke mos u konfirmuar nga shkenca sasia apo pozicionimi.
Por me sinjalet e shkurtra radio që vijnë nga galaktika te largëta, u arrit te matej materia barionike.
Janë analizuar sinjalet radio që mbërrijnë nga galaktika që gjenden deri ne 9.1 mld vite drite larg, që është edhe rrezja më e largët e kapur ndonjëherë. Rezultatet tregojnë se 76% e materies së dukshme te universit gjendet pikërisht mes galaktikave,15 % ne mjegullnajat e galaktikave dhe një pjesë e vogël tek yjet.
Kjo shpërndarje e tyre përputhet plotësisht me parashikimet e deritanishme dhe simulimet kozmologjike te avancuara, por nuk ishte konfirmuar asnjëherë në mënyrë direkte deri me sot. Puna studimore është publikuar ne revistën Nature Astronomy.