if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }

  Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u ndalën në një takim me banorë të lagjes “5 Maji” në Elbasan ku bënë një bilanc të punës së 4 viteve.

Llatja premtoi se përveç vijimit të investimeve në infrastrukturën rrugore, do të ketë një fokus të veçantë edhe infrastruktura shkollore ku, përveç ndërtimit të një çerdheje të re, shkolla “Hamit Mullisi” do të zhvendoset në një godinë tërësisht të re.

“Lagjja ‘5 Maji’ ka një territor shumë të gjerë. ‘5 Maji’ ka qenë tipikisht lagjja që kishte nevojë emergjente për urbanizim dhe prandaj ne kemi ndërhyrë dhe po vazhdojmë. ‘5 Maji’, nga një lagje që ishte totalisht periferike, në këtë mandat të ri do ta kthejmë në model”, tha ai.

Llatja theksoi se “ka një sërë rrugësh dhe investimesh që janë bërë gjatë kësaj periudhe”.

“Ne sot kemi një infrastrukturë të përmirësuar. Ne duam që brenda këtij mandati ta mbyllim 100 për qind me kanalizimet e lagjes ‘5 Maji’. Po mbështesim me infrastrukturën shkollore, ne këtu kemi një problem me shkollën “Hamit Mullisi”. Kemi gjetur zgjidhjen, atë që kemi folur bashkë me ju, ne brenda këtij mandati shkollën “Hamit Mullisi”, do ta spostojmë tek kolaudimi. Kolaudimi po bëhet gati të fillojë godinën e re brenda tek infrastruktura që do të bëhet për Auto Moto Parkun, ndërkohë që ne e kemi godinën të rikonstruktuar dhe rregulluar bashkë me një palestër fantastike që do bëhet aty ku është koalidimi sot” shtoi Llatja.

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi u kërkoi banorëve të lagjes “5 Maji” të bëjnë një krahasim objektiv të kandidatëve.

Kushi tha se “këto rrugë të shtruara janë prova se Gledi mban fjalën e dhënë”.

“Ministrja u shpreh e bindur se lagja ‘5 Maji’ do të marrë vendimin e duhur në 14 Maj. “Ne jemi të bindur se bashkë me Gledin dhe PS-në, kjo lagje nuk do të jetë më një lagje periferike e Elbasanit, por do të jetë një zonë e urbanizuar, jo vetëm me rrugë, por me të gjitha shërbimet e tjera. Njësoj si lagjet e qendrës së qytetit. E këtë herë vijmë në kuadër të fushatës së zgjedhjeve të 14 Majit. Fushata jonë cdo ditë bëhet më e bukur, sepse cdo ditë na bashkohen më shumë njerëz,më shumë gra, më shumë vajza, më shumë të rinj e të reja, cdo takim bëhet edhe më i bukur, edhe më entuziast. Ne shohim gjithnjë e më shumë mbështetje tek qytetarët, dhe kjo mbështetje nuk është e rastësishme, jo thjesht se janë të majtë dhe vijnë të na mbështesim. Por ne në cdo takim dhe bëjmë një bilanc të punëve, cfarë është bërë dhe cfarë do të bëhet”, tha ajo.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights