Gjykata kushtetuese

Në gjykatën Kushtetuese po mbahet seanca e hapur lidhur me ankimin e 7 partive dhe Kreut të Demokratëve euroatlantikë Lulzim Basha  e 3 deputetëve për të shfuqizuar ndryshimet e Kodit Zgjedhor të miratuara në fund të korrikut nga Partia Socialiste dhe Partia Demokratike.

Ata kërkojnë të shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të ndryshimeve që bënë duke mbyllur listën e kandidatëve për deputetë, në pjesën më të madhe të saj. Ata kërkojnë që të mos ketë dy lista, të hapura apo të mbyllura por të jenë tërësisht të hapura dhe deputeti që shkon në Parlanent të zgjidhet direkt me votë.

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi e quajti iniciativën e tyre përmes ankimimit në Kushtetuese si të domosdoshme për demokracinë dhe të drejtat e njeriut. Ai i kërkoi anëtarëve të gjykatës Kushtetuese të shqyrtojnë a është e moralshme kjo marrëveshje PS e PD e kthyer tashmë në ligj

“Ky ligj që është sot i ka të gjithë elementet për të qenë kushtetues. Ju mund ta kaloni por dhe mund ta ndryshoni. Unë them se gjykata Kushtetuese duhet të shkojë në thelb të ligjit. Maxhorancat kanë të drejtën e vet të bëjnë ligje. Në këtë rast kemi një marrëveshjes mes dy maxhorancave, PD e PS, por gjykata Kushtetuese nuk është thjesht për të mbrojtur maxhorancën apo për ti dhënë të drejtë, por për të mbrojtur minorancën. Kështu garantohen të gjithë palët.  Edhe zotërinjtë e dy palëve të maxhorancës që kanë bërë këtë marrëveshje që është kthyer me ligj të ruajnë të drejtat e veta që kanë pretenduar por dhe pjesa tjetër e shqiptarëve që mendojnë për ndryshim të kenë mundësi të marrin të drejtat e veta. Kanë bërë një gardh, kanë rrethuar kundërshtarët e vet që tia bëjnë të pamundur të konkurojnë politikisht.

Si mendoni a mund të mbushë një parti 1/3 e votave që ti burojë e drejta që të marrë një kandidat nga lista e hapur kjo është e pamundur në të gjithë territorin e Shqipërisë. A duhet patjetër që të mbash një të tretën e listës që të hyj dikush prapa që të marrë shumë më tepër vota, sesa ato kanë hyrë në listën e mbyllur është shkelje e parimit, se nuk jemi të barabartë. Janë të gjitha shanset, do i bënit  një nder të madh sensit të shtetit shqiptar. Në një farë mënyrë jo se do i bënit favor disa parti të vogla,se ato hyjnë në parti të mëdhaja. Kush do të bëhet deputet do e gjejë shtegun për tu marrë vesh, sic ka ndodhur. Nëse do i kthejmë sensit të Kushtetues, jo intepretimit klasik. Të gjithë ligjet janë të kushtetueshme, por a janë të moralshme? Prandaj ju ftova të reflektonit mbi këtë koncept” tha Shehi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights