Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka fituar lirinë.
Goro ka lënë ambientet e burgut pasi kreu dënimin me 2 vite e 20 ditë burg.
Goro është liruar që më 12 gusht pasi kreu dënimin për shpërdorim detyre dhe fshehje pasurie.
Për këtë çështje, gjykata shpalli fajtor për shpërdorim detyre edhe dy ish-zyrtarët Vezir Gjikoka dhe Jerasimo Basho.
Tre të pandehurit në këtë proces u morën nën hetim nga Prokuroria e Posaçme dhe u gjykuan se në shpërdorim të detyrës lejuan tjetërsimin e një sipërfaqe toke dhe kalimin nga pronë shtet te privatët.