if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Screenshot 2025 07 17 112121 696x381

Policia e Tiranës procedoi penalisht 7 administratorë të lokaleve  në zonën përreth stadiumit “Arena Kombëtare”, që kishin zënë hapësirat.

Në vijim të monitorimit intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen për konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e hapësirave publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.

Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.

Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.

Sipas Policisë, kontrollet dhe verifikimet vijojnë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights