Në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna pa lejen përkatëse nga subjekte të ndryshme, përmes vendosjes së çadrave dhe shezlongëve.
Policia njoftoi sot se gjatë kontrolleve, në hapësira publike në plazhin e Valipojës, u hoqën dhe u sekuestruan gjithsej, 80 çadra dhe 160 shezlongë të vendosura në mënyrë të paligjshme nga shtetasi D. M.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 71 vjeç, banues në Velipojë.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet gjatë sezonit veror.