Edi rama 1024x578

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një komunikim online në rrjetet sociale ku u fokusua te lirimi i hapësirave publike. Ai u shpreh se do hiqen të gjitha platformat e paligjshme dhe procesi nuk do të jetë selektiv.

“Një gjë do duhet të themi, që është shumë e rëndësishme të kemi durim, është shumë e rëndësishme të bashkëpunojmë, secili të bëjë denoncimin e vet dhe është shumë e rëndësishme të jetë e qartë që këtu nuk ka për t’u lejuar asgjë selektive.

Sigurisht tentativa do bëhen, dikush do kthejë kurrizin, dikush do mbyllë sytë. Nuk do lejohet asgjë selektive. Si? Duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet”, tha Rama.

Ai paralajmëroi edhe hapjen e një portali të posaçëm për të denoncuar të gjitha rastet.

“Do hiqen të gjitha, do hiqen të tëra. Do hiqen hap pas hapi dhe është shumë gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në këtë proces duke çuar në mënyrë të vazhdueshme denoncime.

Do të hapet edhe një portal i posaçëm “Hapësira Ime” ku të gjithë do të mund të çojnë denoncime derisa të ndahet mendja që këtu nuk mund të shtyhesh përej kufirit ku fillon jeta e komunitetit”, tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se kushdo që nuk do të respektojë masat do të ndëshkohet në mënyrë të atillë “që të mos i shkojë mendja ta nisë lojën nga e para”.

Rama theksoi se pas këtij aksioni për lirimin e hapësirave publike nis “Rilindja urbane 2.0”.

“Këto hapësira ti kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin. Nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu. Do duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike”, tha Rama.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights