if (window.location.pathname === "/" || window.location.pathname === "/index.php") { setTimeout(function(){ location.reload(); }, 15000); // 15 sekonda }
Platforma 1024x576

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një tjetër video nga lirimi i hapësirave publike, ku po çmontohen platformat që janë vënë në trotuare.

“Çarja e bllokadave vazhdon”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kreu i qeverisë ka bërë me dije se do të ketë një rregullore për hapësirën publike.

Prej disa javësh në vendin tonë ka nisur një aksion për lirimin e hapësirave. Krahas bizneseve të vogla, edhe në akset kombëtare të gjithë sipërmarrësit që ushtronin aktivitetin buzë rrugëve kombëtare duhet të lironin hapësirat e zaptuara deri më 31 korrik.

Ato duhet të respektojnë edhe distancën 20 metra nga kanalet buzë rrugëve, në të kundërt do të përballen me penalitete të rënda.

Krahas kontrollit të territorit përmes dronëve, prej ditësh situatën në terren e ka monitoruar edhe një task-forcë që ka këshilluar bizneset në mbarë vendin.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights