Dan Hutra, autor i masakrave me 3 gra të vrarë dhe 3 të tjera të plagosura, është lënë sot pas hekurave nga Gjykata e Tiranës.

Dan Hutra shfaqet pas kafazit prej xhami 40-vjeçari, i cili bëri masakër në banesën e ish-partneres së tij, Elena Hysa, duke i vrarë motrën dhe kunatën dhe e plagosi atë bashkë me nënën e saj. 

Po ashtu ai vrau me armë dhe motrën e kundërshtarit të tij, Elteva Kurti si dhe plagosi të dashurën e tij në Astir, në tentativë për ta vjedhur.

Teksa u pyet disa herë nga gazetarët nëse ishte penduar për krimet, Hutra shfaqej mjaft i qetë pas kafazit prej xhami, ndërsa nuk ka kthyer asnjë përgjigje.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights