Lëvizte i armatosur dhe me lëndë narkotike, lokalizohet dhe arrestohet në flagrancë 40-vjeçari.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Klienti” nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë.
Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.
Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi Hasan Qazimi (G)., 40 vjeç, banues në Tiranë.
Në rrugën “Halit Bega”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar shtetasin H. Q. (G) dhe gjatë kontrollit fizik të tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak dhe sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë. Materialet i kaluan Prokurorisë.