Dy shqiptarë të moshës 21 dhe 29 vjeç janë arrestuar nga policia italiane me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Të dy të pastrehë, u arrestuan në flagrancë pas lëvizjeve të dyshimta të vëna re nga policia e cila vendosi t’i kontrollojë.

Gjatë kontrollit njëri prej djemve ka tentuar të fshehë një zarf të mbyllur, në të cilën u gjet 1 gram kokainë.

Pas gjetjes së kësaj sasie të vogël, policia kuptoi se ata mund të fshihnin dhe sasi më të mëdha dhe thelluan kontrollin në mjetin e tyre.

 

Gjatë kontrollit, u gjetën 22 doza që përmbanin 17 gramë kokainë brenda.

Gjithashtu janë gjetur edhe dy aparate celularë dhe 1000 euro cash, të ardhura të mundshme nga aktiviteti i tregtimit.

Të rinjtë shqiptarë janë dërguar në burg.

https://www.facebook.com/blueledED/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights