Maluma ka marrë disa minuta në koncertin e tij të fundit në Mexico City për të qortuar një grua. Ai ndërpreu performancën për t’i bërë thirrje një vajze që të tregohej “e përgjegjshme” me fëmijën e saj, ndërsa turma ra në qetësi.
“Mos e sill, lëre në shtëpi. Me gjithë respektin, edhe unë jam baba. Sa vjeç është? Një?”, dëgjohet të thotë këngëtari në videot që po qarkullojnë online.
“Mendon se është ide e mirë që ta sjellëssh një fëmijë një vjeç në një koncert ku decibeli dhe zhurma janë të larta. Herën tjetër mbroja veshët. E vërteta është që ky është një akt përgjegjshmërie dhe ti po e shkund si lodër. Fëmija nuk do që të rrijë këtu. Me gjithë respektin, meqë edhe unë jam baba, s’do ta kisha sjellë kurrë në një koncert. Herën tjetër ji pak më e ndërgjegjshme.”
Videot kanë ndezur debatin nëse ishte qasja e duhur që ai t’i drejtohej gruas përpara mijëra njerëzve. Një pjesë thonë se nuk ishte e nevojshme teksa ai duartrokitet, kurse të tjerë i japin të drejtë.
Ekspertët thonë se ekspozimi i zgjatur ndaj zhurmave mbi 85 decibel mund të shkaktojë dëmtim të përhershëm të dëgjimit. Koncertet shpesh kalojnë mbi 100 decibel dhe kjo mund ta dëmtojë brenda disa minutash.
Paralajmërimivlen veçanërisht për fëmijët, kanalet e veshëve të të cilëve janë më të vegjël dhe mund të amplifikojnë ndikimin e zhurmave të larta. Pa mbrojtjen e duhur, zhurma mund të shkaktojë humbje të pakthyeshme të dëgjimit.
Maluma është baba i një vajze 1-vjeçare, Paris, e cila ka ardhur në jetë nga lidhja me të dashurën e tij, Susana Gomez