Prokuroria fier 768x432 1 696x392

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq shtatë persona, mes tyre 6 zyrtarë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe një person tjetër për “Ndërtim të paligjshëm”.

Sipas prokurorisë, në përfundim të hetimeve u evidentuan 7 raste të ndërtimeve pa leje nga shtetas të ndryshëm në bashkinë Mallakastër.

“Këta shtetas kryesisht pajiseshin me deklarata paraprake për kryerje punimesh dhe më pas kryenin ndërtime të cilat kërkonin pajisje me leje ndërtimi. Në disa raste të ndërtimeve pa leje, rezultoi se strukturat përkatëse inspektuese dhe Ndihmës Specialistët e zonës ishin në dijeni të ndërtimeve pa leje dhe nuk ushtronin përgjegjësitë e tyre sipas ligjit”, njoftoi prokuroria.

Nga hetimi sipas prokurorisë “u provua se kryeinspektori dhe dy inspektorë pranë IMT-së, bashkia Mallakastër, nuk ushtruan detyrat funksionale në 7 rastet e ndërtimeve pa leje”.

“Megjithëse ishin vënë në dijeni për ekzistencën në disa raste të këtyre ndërtimeve, ato nuk ushtronin detyrën funksionale”, njoftoi prokuroria.

Prokuroria njoftoi se “mos ushtrimi i përgjegjësive dhe akteve nënligjore të dala në zbatim të tij, u evidentua dhe për 3 ndihmësspecialistë/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër, konkretisht shtetasit Y.K, I.B, D.Y. Rezultoi se, këta shtetas nuk kanë ushtruar detyrat e tyre funksionale në kontrollin, evidentimin dhe identifikimin e ndërtimeve pa leje, megjithëse kanë qenë në dijeni të tyre. Dijenia e tyre rezultoi nga aktet shkresore të marra gjatë hetimit”.

Në përfundim të hetimeve u morën me cilësinë e të pandehurit 7 shtetas dhe përkatësisht:

Y.K, I.B, D.J me detyra ish-ndihmësspecialiste/SPZ, pranë Komisariatit të Policisë Mallakastër për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

A.X, me detyrë Kryeinspektor pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Sh. Xh dhe K.Y me detyra inspektorë pranë Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit bashkia Mallakastër, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

L M, për kryerjen e veprës penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

FX Team

By FX Team

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Verified by MonsterInsights